Rreth Nesh
- Home
- Font Page Shqip
- About Us Shqip
Në shërbim të njerëzimit
Bashkësia Islame “Al-Shems”
Bashkësia Islame “Al-Shems” me seli në fshatin Rebstein të Zvicrës është institucion fetar i pavarur i të gjithë pjesëtarëve të besimit islam që jetojnë në regjionin e Rheintalit të Kantonit të St. Gallenit. Ky institucion islam bën pjesë ndër institucionet e para islamo-shqiptare që janë hapur në Zvicër.
Kjo Bashkësi Islame ka për qëllim organizimin e jetës fetare të muslimanëve dhe angazhohet që të gjithë pjesëtarët e vet të jetojnë në përputhje më normat islame, të ruajë dhe të zhvillojë vetëdijen islame, dhe të punojë për ngritjen shpirtërore, kulturore, shkencore dhe socioekonomike të muslimanëve.
Ajo, gjithashtu, kujdeset edhe për ruajtjen e harmonisë dhe tolerancës ndërfetare me të gjithë pjesëtarët e feve të tjera që jetojnë në Zvicër. Përveç kësaj, angazhohet edhe për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës shqipe dhe të traditave kombëtare.
Bashkësia Islame “Al-Shems” ka rregulloren e saj, kryesinë e xhematit prej 11 anëtarësh, imamin e rregullt, si dhe një numër mbi 600 anëtarësh të rregullt. Ky institucion fetar, bashkëpunon dhe ka marrëdhënie shumë të mira me Bashkësitë Islame të vendlindjes (Kosovë, Maqedoni dhe Preshevë), me autoritetet vendore, si dhe me xhamitë përreth vetes, duke organizuar takime dhe aktivitete të përbashkëta.
Përveç kësaj, Bashkësia islame „Al-Shems“ është anëtare e Unionit të Bashkësive Islame të Zvicrës (UBISHZ) si dhe anëtare e Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe Principatës së Lihtenshtajnit, e njohur me emrin DIGO, e cila është themeluar në vitin 2003.
Bashkësia Islame në Rebstein ka nën pronësinë e saj: xhaminë (sallën për lutje), bibliotekën, mektebin (klasën për nxënës), faltoren e grave, zyrën e kryesisë, zyrën e imamit, kafeterinë dhe hapësira të tjera që shërbejnë për nevojat e besimtarëve.
Shërbimet tona
Ne ofrojmë shërbime të ndryshme për anëtarë dhe jo anëtarë

Mësimi i Kuranit
Mësimi i Kuranit zhvillohet në grupe ose individualisht, duke përfshirë udhëzime për recitim dhe interpretim.

Mektebi
Mektebi ofron mësime fetare për fëmijët, duke i mësuar bazat e Islamit dhe moralin.

Nikahu
Nikahu është një ceremonie e rëndësishme martesore që bashkon dy individë në një lidhje të shenjtë.

Mortorja
Mortorja u ofron atyre organizimin dhe kryerjen e varrimit sipas rregulloreve siç kërkohet nga Islami.
Jonë Imam
Udhëzim shpirtëror dhe mbështetje për bashkësinë islame.
Emri dhe Mbiemri
- Telefon
Pozicioni
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Emri dhe Mbiemri
- Telefon
Pozicioni
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Emri dhe Mbiemri
- Telefon
Pozicioni
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Emri dhe Mbiemri
- Telefon
Pozicioni
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Name
- Phone
Position
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Name
- Phone
Position
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Name
- Phone
Position
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.
Name
- Phone
Position
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit.