Xhamia Mustafa Çelebi është një xhami e rëndësishme historike e vendosur në Strugë, një qytet në Maqedoninë e Veriut. E vendosur pranë brigjeve të lumit Drini i Zi, ajo ka një rëndësi të madhe kulturore dhe fetare për komunitetin lokal mysliman. E ndërtuar gjatë periudhës osmane, xhamia është e njohur për arkitekturën tradicionale osmane, përfshirë një minare të vetme dhe një interior të zbukuruar. Ajo vazhdon të shërbejë si një vend adhurimi dhe simbol i lidhjeve historike të pasura të rajonit me Perandorinë Osmane. Xhamia është një pikë referimi kryesore në Strugë, duke tërhequr si besimtarët ashtu edhe turistët.
Kontakt: +389 70 892 440
Izet Nexhipi, i lindur më 20 korrik 1981 në fshatin Bogovic, ka ndjekur shkollën fillore në fshatin e tij, Bogovic, dhe shkollën e mesme islame në Medresenë “Isa Beu” në Shkup, ku u regjistrua në vitin 1998. Pas përfundimit të studimeve, në vitin 2003, ai u punësua në fshatin Bogovic, ku punoi deri në prillin e vitit 2008.
Në datën 1 qershor 2008, Izeti u shpërngul në qytetin e Strugës, ku filloi të punojë si zëvendës imam dhe arkëtar deri në vitin 2009-2010. Më pas, ai u punësua në fshatin Bixhove, ku qëndroi deri në vitin 2011. Pas kësaj periudhe, Izeti u rikthye në Strugë dhe vazhdoi detyrën e tij si imam dhe muezin në Xhaminë “Mustafa Çelebi” në Strugë.
Aktualisht, Izet Nexhipi vazhdon të ushtrojë detyrën e tij si imam dhe muezin në këtë xhami, ku ka kontribuar për shumë vite në fushën e shërbimeve fetare dhe edukatës islame, duke mbajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në komunitetin lokal.
Kontakt: +389 71 959 307
Jusuf Hajrullahu ka lindur më 29 dhjetor 1975 në Shkup. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa arsimin e mesëm dhe studimet universitare i përfundoi në Siri dhe Egjipt. Në vitin 2004, përfundoi me sukses studimet në Fakultetin e Shkencave Islame dhe Gjuhës Arabe pranë Universitetit të Hapur Amerikan në Kajro.
Pas përfundimit të studimeve, në vitin 2008 filloi detyrën e Imam-Hatibit në xhaminë Meshira të lagjes Tophane në Shkup, ku shërbeu deri në vitin 2021. Pas kësaj, ai u shpërngul në Strugë, ku prej vitit 2021 e deri më sot ushtron detyrën e Imam-Hatibit dhe Mualimit pranë xhamisë Mustafa Çelebi.
Përveç angazhimit të tij në shërbim të fesë Islame, Hoxhë Jusuf Hajrullahu ka përkthyer disa libra dhe ka redaktuar dhjetëra libra me përmbajtje fetare. Ai është një prind i përkushtuar dhe baba i pesë fëmijëve.
Të nderuar vizitorë, faqja e xhamisë sonë është krijuar me qëllim të informimit të publikut të gjerë për xhaminë tonë, aktivitetet dhe ligjëratat në xhaminë tonë.
Për informacione, ide apo edhe kritika, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@al-shems.ch
© 2024 Islamische Gemeinschaft "Al-Shems"
powered by mevem it solutions
© 2024 Islamische Gemeinschaft "Al-Shems" - powered by mevem it solutions