Xhamia gjithashtu ndihmon në koordinimin e ceremonisë, duke siguruar që të ftuarit të jenë të informuar dhe të kenë një vend të rehatshëm për të marrë pjesë. Pjesëmarrësit gjithashtu kanë mundësinë të përfshihen në lutje dhe reflektim, duke e bërë këtë moment edhe më të rëndësishëm dhe shpirtëror. Në fund, shërbimi i nikahut në xhami është një mundësi për të festuar dashurinë në një ambient që thekson vlerat e bashkimit dhe besimit.
Mektebet në Zvicër, krahas mësimit fetar dhe vlerave morale, kanë kontribuuar dhe kontribuojnë edhe në kultivimin e një elementi shumë të rëndësishëm të identitetit tonë, gjuhës shqipe, ngase ligjërimi në këto mektebe bëhet ekskluzivisht në gjuhën shqipe. Bile, në disa vende në diasporë, në mektebe janë zhvilluar orë të veçanta për gjuhën dhe për historinë kombëtare shqiptare.
Mësimi në mektebin e xhamisë sonë mbahet kryesisht në fundjavë, pra çdo të shtune dhe të diele për nxënësit e shkollave fillore. Gjithashtu ka raste kur vijnë fëmijë përpara se të regjistrohen në shkolla fillore dhe fëmijë parashkollorë.
Falë mektebeve, myslimanët në perëndim kanë ruajtur dhe ruajnë fenë, gjuhën, kulturën dhe traditat e tyre.
Mësim-besimi në mektebin e xhamisë sonë zgjatë katër vite. Ndërsa me rastin e përfundimit të mektebit organizohet një ceremoni fetare ku nxënësit paraqiten me një program përpara prindërve dhe xhematit dhe në fund pajisen me certifikata nga ana e imamit dhe kryesisë.
Regjistrimi i nxënësve të ri bëhet në fillim të vitit. Të gjithë të interesuarit mund të paraqiten te imami/mësimdhënësi i lëndes fetare apo te kryesia e xhamisë.
Ne e kuptojmë se kjo është një periudhë shumë e vështirë për familjet, prandaj jemi këtu për të ofruar mbështetje dhe për t’i bërë gjërat sa më të lehta dhe dinjitoze. Transporti realizohet me respekt dhe përkushtim, duke siguruar që të ndjerit t’i jepet një lamtumirë e denjë. Qëllimi ynë është të ofrojmë një shërbim të plotë dhe të besueshëm në këtë moment të rëndësishëm.
Të nderuar vizitorë, faqja e xhamisë sonë është krijuar me qëllim të informimit të publikut të gjerë për xhaminë tonë, aktivitetet dhe ligjëratat në xhaminë tonë.
Për informacione, ide apo edhe kritika, mos hezitoni të na kontaktoni në adresën zyrtare të emailit: info@al-shems.ch
© 2024 Islamische Gemeinschaft "Al-Shems"
powered by mevem it solutions
© 2024 Islamische Gemeinschaft "Al-Shems" - powered by mevem it solutions